Çmimet e naftës u ulën ndjeshëm javën e kaluar pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit
- Çmimi i naftës në bursat botërore javën e kaluar u ul me më shumë se 11 për qind, pasi u zbutën frikërat për ndërprerjen e furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme, pasi u arrit marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
Londër, 30 qershor 2025 (MIA) - Çmimet e naftës në bursat botërore javën e kaluar u ulën me më shumë se 11 për qind, pasi u zbutën frikërat për ndërprerjen e furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme, pasi u arrit marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
Çmimi i një fuçie në bursën e Londrës javën e kaluar ra për 12 për qind, në 67,77 dollarë, ndërsa në tregun amerikan, fuçia ra për 11,3 për qind, në 65,52 dollarë.
Çmimet e naftës ndjeshëm u ulën në fillim të javës së kaluar, kur u arrit marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit. Kështu, u zbutën frikërat për ndërprerje të furnizimeve me naftë nga Lindja e Mesme dhe mbyllja e trafikut përmes ngushticës së Hormuzit, nga e cila kalojnë çdo ditë mes 18 dhe 19 milionë fuçi naftë e papërpunuar dhe karburant për klientë nga e gjithë bota.
"Shpallja e armëpushimit ‘fshiu’ primin e rrezikut gjeopolitik nga çmimet e naftës", thotë Ole Hvalbie nga SEB.
Falë kësaj, çmimet e naftës ranë pothuajse në të njëjtin nivel si para fillimit të luftës mes Izraelit dhe Iranit. qa/
Foto: EPA