Çmimet e naftës në rritje për shkak të kërcënimeve të Trampit ndaj Iranit
- Çmimet e naftës në bursat botërore u rritën në fillim të javës pasi presidenti amerikan Donald Trmap bëri kërcënime të reja për një mundësi të veprimit ushtarak kundër Iranit, gjë që rriti shqetësimet për ndërprerjen e furnizimit global.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:58, 6 prill, 2026
Nju Jorl/Londër, 6 prill 2026 (MIA) - Çmimet e naftës në bursat botërore u rritën në fillim të javës pasi presidenti amerikan Donald Trmap bëri kërcënime të reja për një mundësi të veprimit ushtarak kundër Iranit, gjë që rriti shqetësimet për ndërprerjen e furnizimit global.
Çmimi i naftës "Brent" për dërgesë në qershor e kaloi nivelin 111 dollarë për fuçi, që është rreth 40 dollarë më shumë në krahasim me periudhën para përshkallëzimit të konfliktit. Rritje të çmimit shënoi edhe nafta e lehtë amerikane.
Trampi i vendosi ultimiatum Teheranit duke e paralajmëruar për "pasoja serioze" nëse deri të martën në orën 20 nuk i plotëson kërkesat amerikane (01:00 të mërkurën me orën e Evropës Qendrore). Ultimatumi lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është propozuar për herë të tretë, ndërsa retorika e Uashingtonit po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Në deklaratën për mediat Trampi paralajmëroi se nëse nuk ka reagim, Irani mundë të përballet me shkatërrimin e infrastrukturës kyçe, përfshirë termocentralet dhe urat. Mesazhe të ngjashme të ashpra publikoi edhe përmes statuseve në profilin e tij në "Truth Social".
Ndërkohë, vendet e grupit OPEK Plus shprehën shqetësim të thellë për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar se rindërtimi i kapaciteteve të dëmtuara do të jetë i kushtueshëm dhe afatgjatë, gjë që e rrezikon më tej stabilitetin e furnizimit.
Nga grupi theksuan se është me "rëndësi kritike" të sigurohet siguria e rrugëve ndërkombëtare detare, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë botërore me naftë.
Pavarësisht tensioneve, një pjesë e vendeve anëtare mes të cilëve Arabia Saudite, Kuvajti, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë paralajmëruar rritje të moderuar të prodhimit. Sipas tyre, prodhimi në maj do të rritet me rreth 206 mijë fuçi në ditë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s