• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Çmimet e banesave në Shkup me rritje prej shtatë për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Çmimet e banesave në Shkup me rritje prej shtatë për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e katërt të vitit 2023 janë rritur për shtatë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa për një për qind në krahasim me tremujorin e tretë, tregon indeksi i çmimeve të banesave i Bankës Popullore. 

Të dhënat më të reja për çmimet e banesave janë vazhdim i uljes së rritjes e cila vërehet nga fillimi i vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar çmimet e banesave shënuan rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor, gjegjësisht prej 1,3 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar rritja në nivel vjetor ishte 12,9 për qind, ndërsa në tremujor 1,6 për qind. Ulja e çmimeve vazhdoi edhe në tremujorin e tretë kur rritja në nivel vjetor ishte 11 për qind, ndërsa në krahasim me tremujorin e kaluar 2,9 për qind. 

Vitin e kaluar 2022, kishte trend të rritjes, në tremujorin e parë banesat u shtrejtuan për 12,4 për qind në nivel vjetor, pas çka vijoi rritje prej 16,6 për qind në tremujorin e dytë, prej 21,2 për qind në tremujorin e tretë dhe prej 20,6 për qind në tremujorin e katërt.

Banka Botërore e përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, në bazë të të dhënave të cilat i referohen shpalljeve për shitje të publikuara nga agjencitë të cilat merren me qarkullimin e patundshmërive. 

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për lejet e ndërtimit të dhëna për tetor 2023, në rajonin e Shkupit është planifikuar ndërtimi i 323 banesave të reja, prej të cilave 194 në Komunën e Gazi Babës, 53 në Qendër, 51 në Petrovec... Në vitin 2023 në janar ishte planifikuar ndërtimi i 183 banesave, në shkurt 892, në mars 97, në prill 89, në maj 76, në qershor 217, në korrik 73, në gusht 527 dhe në shtator 216 banesa. fc/

Fotografia: MIA, Prinskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR