• e diel, 22 dhjetor 2024

"Çmime të garantuara" deri në fund të vitit, hiqet ndalesa për aksione dhe promocione

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Deri në fund të këtij viti do të vlejë masa për çmime të ulëta të produkteve bazike ushqimore dhe pijet alkoolike dhe joalkoolike që nga 20 shtatori shiten me shenjën "çmimi i garantuar", ndërsa është hequr vendimi për ndalesë të aksioneve dhe promocioneve nga ana e prodhuesve dhe distributorëve, vendosi sot Qeveria. 

"Pas konferencës dhe diskutimit të djeshëm me tregtarët me pakicë dhe shumicë dhe prodhuesit, si dhe me ndihmën e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut që të mos ketë huti në pjesën e tregtisë, sot, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, është hequr Vendimi në pjesën e aksioneve duke pasur parasysh se tregtarë të caktuar me pakicë e interpretuan vendimin paraprak si pamundësi për ofrimin e aksioneve dhe promocioneve. Kjo nënkupton se tani edhe prodhuesit dhe distributorët do të mund të organizojnë aksione të tilla me qëllim që të ulen çmimet për konsumatorët", deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Masa me të cilën prodhuesit duhet të kenë 10 për qind çmime më të ulëta që janë shitur më 1 gusht të këtij viti deri më 30 nëntor siç vendosi më parë Qeveria do të vlejë deri në fund të vitit, deri kur pritet të hyjë në fuqi zgjidhja ligjore për praktika tregtare jo korrekte. 

"Sipas të gjitha analizave dhe diskutimeve me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Departamentin e Ekonomisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe duke pasur parasysh se teksti i ligjit për praktikat e padrejta tregtare tashmë është përgatitur dhe duhet të dërgohet në procedurë parlamentare, pritshmëritë tona janë që deri në fund të vitit për t'u miratuar, vendosëm që masa e uljes së çmimit dhe etiketa 'çmim i garantuar' të vazhdojë deri në fund të vitit, pra në vend të 30 nëntorit duhet të jetë e vlefshme deri në fund të vitit. Deri atëherë ndoshta do të kemi zgjidhjen e re ligjore me të cilën nuk do të mund të bëhen keqpërdorime në pjesën e uljes së çmimeve", tha Bekteshi.

Të gjitha produktet ushqimore, si pijet alkoolike dhe joalkoolike nga Vendimi për çmim të garantuar, theksoi Bekteshi, duhet t'i kenë çmimet më të larta nga 1 gushti i këtij viti deri në fund të këtij viti të ulura me edhe 10 për qind në bazë të vendimit të marrë. fc/

 

-

QËNDRONI TË LIDHUR