• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çmime më të ulëta të shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Çmime më të ulëta të shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produketeve industriale në tetor të këtij viti janë më të ulëta me 1 për qind në nivel mujor dhe me 3.8 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, krahasuar me muajin shtator të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuese të produkteve industriale janë më të ulëta në Sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 1.3 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese për 1 për qind dhe në Sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizimin për 0.9 për qind.

Në krahasim, sërish, me nëntorin e vitit 2022, çmimet e shitjeve janë më të ul[ta në sektorin e minierave dhe gurorëve me 12.9 për qind, në industrinë e Përpunimit me 2.5 për qind dhe në Sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizimin për 10.3 për qind. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR