Çka parashikon plani i Trampit për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
- Edhe pse Ukraina do ta konsideronte marrëveshjen si një dorëzim të madh ndaj Rusisë, Shtëpia e Bardhë beson se Ukraina me siguri prapë do të humbiste territorin dhe se vendi mund të siguronte garanci se Rusia nuk do ta vazhdojë luftën, njoftoi Aksios, transmeton Newsmax.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:26, 20 nëntor, 2025
20 nëntor 2025
Njuzmaks
Edhe pse Ukraina do ta konsideronte marrëveshjen si një dorëzim të madh ndaj Rusisë, Shtëpia e Bardhë beson se Ukraina me siguri prapë do të humbiste territorin dhe se vendi mund të siguronte garanci se Rusia nuk do ta vazhdojë luftën, njoftoi Aksios, transmeton Newsmax.
Marrëveshja do të parashikonte që Rusia të kontrollonte rajonin e Donbasit, edhe pse Ukraina kontrollon 14,5 për qind të territorit atje.
Kur të jetë nën kontrollin e Rusisë, rajoni do të konsiderohej si një zonë e demilitarizuar, dhe Rusisë do t'i ndalohej të kishte ushtarë atje, thanë personat zyrtarë.
Krime dhe Donbasi do të njiheshin si territore ruse nga SHBA-ja dhe vendet e tjera, por Ukraina nuk do të ishte e detyruar ta bënte këtë.
Në dy rajonet e tjera ukrainase, Herson dhe Zaporozhje, linjat aktuale të kontrollit do të ngriheshin, ndërsa Rusia do të kthente një pjesë të territorit, shkruan Aksios.
Ushtaria ukrainas do të kishte kufizime në madhësi dhe në numrin e armëve me rreze të gjata, tha një funksionar ukrainas.
Turqia dhe Katari janë përfshirë në hartimin e planit, raportoi Aksios, duke iu referuar dy burimeve.
"Tani do të presim. Topi është në fushën e Zelenskit", tha njëri nga zyrtarët amerikan, duke iu referuar presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.
Më parë, Zelenski publikisht e kundërshtoi idenë që Ukraina të shkëmbejë territor për një garanci sigurie. Ai deklaroi se "Ukrainasit nuk do t’ia dhurojnë vendin e tyre pushtuesit", duke iu referuar kushtetutës ukrainase dhe duke hedhur poshtë marrëveshje të nënshkruara pa pjesëmarrje të plotë të Kievit.
Zelenski e bëri këtë deklaratë në një video-fjalim më 9 gusht 2025, i publikuar në rrjetet sociale.
Në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin shumë herë ka insistuar se çdo marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës duhet të përfshijë heqjen dorë të Ukrainës nga territoret e pushtuara, duke përfshirë rajonet e tëra të Donjeckut, Luhanskit, Hersonit dhe Zaporozhjes.
Çka thotë Evropa
Qeveritë evropiane gjithashtu reaguan ndaj idesë "toka për siguri" ose "territori për paqe". Për shembull, Komisioni Evropian bëri thirrje që SHBA-të të mos bien dakord për një shkëmbim "të njëanshëm" të territorit gjatë bisedimeve me Rusinë, duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë "garanci sigurie më të forta" për Kievin.
Ndërkohë, opinioni publik dhe udhëheqja në Ukrainë mbeten skeptike ose të kujdesshëm: edhe pse pranohet se linjat e ngrira të frontit ose marrëveshjet për armëpushim mund të jenë të pranueshme nëse mbështeten nga garanci të forta ndërkombëtare, shumë njerëz në Kiev insistojnë që çdo marrëveshje duhet të arrihet nga një pozicion fuqie, dhe jo thjesht si dorëzim i territorit.
Foto: EPA