• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Çifti bashkëshortor i cili ishte evakuuar nga Gaza falëndron MPJ-në dhe të gjitha institucionet e përfshira drejtpëdrejtë në evakuimin e tyre

Çifti bashkëshortor i cili ishte evakuuar nga Gaza falëndron MPJ-në dhe të gjitha institucionet e përfshira drejtpëdrejtë në evakuimin e tyre

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Çifti bashkëshortor, i cili kishte mbetur në Gazë dhe i cili ishte evakuuar me sukses, përmes një letre falënderon Ministrinë e Punëve të Jashtme, Organizatën Ndërkomëtare për Emigrim, si dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe individët të cilët ishin përfshirë drejtpërdrejtë në evakuimin e tyre. 

"Ne, çifti bashkëshortor i cili qëndruam në Gazë 38 ditë, do të donim publikisht dhe zyrtarisht t'i shprehim respekt të thellë, mirënjohje dhe falënderim MPJ-së, e udhëhequr nga zotëri Bujar Osmani, gjithë diplomacisë, Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim (IOM), të gjitha institucioneve shtetërore, agjenci dhe individë të cilët ishin drejtpëdrejtë të përfshirë në evakuimin tonë nga Gaza, në kujdesin e organizuar në hollësi dhe kthim me sukses në shtëpi", thuhet në letrën e çiftit bashkëshortor El - Kedra. 

E falënderojnë edhe Elma Altorok, u.d. ambasadore në Kajro për angazhimin e saj, profesionalizmin, këmbënguljen dhe mbështetjen, si dhe u.d. ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Maçej Kaçorovski për rolin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dhënies së lejes për dalje nga autoritetet izraelite. 

Çifti bashkëshortor ishte evakuar përmes vendkalimit kufitar Rafah. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani të martën përmes Fejsbukut informoi për evakuimin e tyre. Ata ishin shtetasit e fundit nga Maqedonia e Veriut që kishin mbetur në Gazë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR