• e enjte, 17 korrik 2025

Çerki u drejtohet tifozëve të Lionit pas ardhjes në Mançester Siti

Çerki u drejtohet tifozëve të Lionit pas ardhjes në Mançester Siti

Mançester, 11 qershor 2025 (MIA) - Mesfushori Rajan Çerki u është drejtuar tifozëve të klubit francez të Liont pasi iu bashkua skuadrës së Mançester Sitit.

"Mijëra emocione, qindra kujtime dhe një gjurmë e pashlyeshme në zemrën time. Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë vërtet gjithçka që më kalon nëpër mendje, ndërsa lë këtë fanellë dhe këtë stemë luani që e kam mbajtur me kaq krenari për gati 15 vjet. Nuk ka fjalë që mund të përçojnë gjithë mirënjohjen time për të gjithë ata që më shoqëruan në këtë udhëtim, nëpër gëzime, hidhërime, suksese dhe dështime. I falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre të palëkundur. Dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështetën jashtë fushës për të arritur qëllimet e mia. Në fund, dua të falënderoj familjen time për dashurinë të cilën ma kanë dhënë dhe për mbështetjen që më kanë dhënë çdo ditë. Ne jemi lindur në Lion dhe vdesim në Lion", shkroi Çerku në rrjetet sociale.

Çerku është produkt i akademisë së Lionit. Për ekipin francez luajti 185 ndeshje, shënoi 29 gola dhe 45 asistime. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR