Çellsi tri javë pa Palmerin
- Skuadra e Çellsit ndeshjet e ardhshme do t'i luajë pa Kol Pallmerin. Ai në ndeshjen kundër Mançester Junajtedit të dielën për shkak të një dëmtimi e përfundoi ndeshjen në pjesën e parë. Ekipi mjekësor i klubit ka vendosur ta nxjerrë atë jashtë fushave për tre javë, ose deri në pauzën e reprezentacionit, për të shmangur gjendjen e dëmtimit të tij në ijë.
- Post By Ramize Qamili
- 16:41, 26 shtator, 2025
Londër, 26 shtator 2025 (MIA) - Skuadra e Çellsit ndeshjet e ardhshme do t'i luajë pa Kol Pallmerin. Ai në ndeshjen kundër Mançester Junajtedit të dielën për shkak të një dëmtimi e përfundoi ndeshjen në pjesën e parë. Ekipi mjekësor i klubit ka vendosur ta nxjerrë atë jashtë fushave për tre javë, ose deri në pauzën e reprezentacionit, për të shmangur gjendjen e dëmtimit të tij në ijë.
"Vendosëm ta mbrojmë Palmerin dhe ta lëmë të pushojë për tre javë", deklaroi menaxheri Enco Mareska.
Palmer e filloi sezonin me lëndime dhe mungoi kryesisht për shkak të problemeve me lëndimet. Mareska theksoi se klubi nuk po e shqyrton mundësinë e një ndërhyrje kirurgjikale dhe se pas pushimit tri javor lojtari do të jetë maksimalisht gati.
Në dy raundet e ardhshme të Premier ligës, Çellsi luan kundër Brajtonit dhe Liverpulit, ndërsa ka një ndeshje në Ligën e kampionëve kundër Benfikës. rq/
Foto: EPA