Çellsi nuk heq dorë nga transferi i portierit Menjon
- Çellsi vazhdon të interesohet për portierin e Milanit, Majk Menjon, njoftoi sot gazeta "Dejli ekspres", duke theksuar se klubi londinez do të mund të arrijë marrëveshje në janar të vitit 2026 për transferin e francezit 30-vjeçar.
- Post By Besnik Shuki
- 21:23, 22 shtator, 2025
Londër, 22 shtator 2025 (MIA) - Çellsi vazhdon të interesohet për portierin e Milanit, Majk Menjon, njoftoi sot gazeta "Dejli ekspres", duke theksuar se klubi londinez do të mund të arrijë marrëveshje në janar të vitit 2026 për transferin e francezit 30-vjeçar.
Sipas gazetës, transferi eventual do të mund të finalizohet në afatin kalimtar të verës vitin e ardhshëm.
Nga fillimi i këtij sezoni, Menjon ka pranuar dy gola në katër ndeshje.
Kontrata e tij me Milanin është deri 30 qershor të vitit 2026.
Vlera e Menjonit në tregun e transferimeve është 25 milionë euro. bsh/
Foto: EPA