• e diel, 10 nëntor 2024

Çellsi dëshiron ta angazhojë Kejnin këtë verë

Çellsi dëshiron ta angazhojë Kejnin këtë verë

Londër, 20 shkurt 2024 (MIA) - Çellsi ka qëllim të nënshkruajë me sulmuesin e Bajern Mynihut, Hari Kejn këtë verë.

Sipas "Footbal London", gjasat që sulmuesi anglez të largohet nga klubi bavarez do të rriten nëse skuadra nuk arrin të fitojë ndonjë trofe. 

Kejn iu bashkua Bajernit nga Totenhemi në gusht të vitit 2023 për 95 milionë euro. Në përbërjen e skuadrës nga Mynihu, anglezi luajti 30 ndeshje, në të cilat shënoi 29 gola dhe krijoi tetë asistime.

Portali "Transfermarket" ka vlerësuar vlerën e futbollistit 30 vjeçar në 110 milionë euro.

Kontrata e lojtarit me klubin gjerman është deri në fund të qershorit të vitit 2027. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR