• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çekia i ka përforcuar masat për shkak të kërcënimit konkret terrorist

Çekia i ka përforcuar masat për shkak të kërcënimit konkret terrorist

Praga, 9 qershor 2024 (MIA) - Policia çeke i ka përforcuar masat e sigurisë në Pragë dhe është në gjendje të gatishmërisë për shkak të kërcënimeve nga sulmet terroriste, me patrulla të përforcuara, të cilat i ruajnë stacionet e autobusit dhe hekurudhore, qendrat tregtare dhe vendet ku tubohen numër i madh i njerëzve.

"Mund të konfirmoj se policia në këtë moment ndërmerr masa parandaluese. Policia po udhëheq hetim lidhur me sulmet në vendet e huaja. I dyshuari u arrestua. Njerëzve në Çeki nuk u kanoset rrezik i madh", deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan.

Këshilli çek për siguri kombëtare nesër do të mbajë mbledhje urgjente. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR