• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çekia dhuroi - inkubator për foshnjat në Klinikën "Nënë Tereza" në Çai

Çekia dhuroi - inkubator për foshnjat në Klinikën

 Shkup, 23 prill 2024 

 Ambasadori çek Jaroslav Ludva së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ilir Demiri dorëzuan zyrtarisht inkubator nga kompania çeke TSE Çeske Budjejovice. “Kjo pajisje nga TSE është edhe një konfirmim i lidhjeve miqësore mes dy vendeve tona. Jam i sigurt se ky inkubator i teknologjisë së lartë do të rrisë më tej reputacionin e klinikës së Çairit dhe do të shpëtojë jetë të shumë foshnjave”, tha ambasadori çek Jaroslav Ludva

Financimi i projektit është siguruar nga Agjencia Çeke për Zhvillim së bashku me kompaninë maqedonase Promedika 

 “Promedika mbetet kompani e përkushtuar me përgjegjësi shoqërore në punën e saj duke marrë pjesë në donacionin e një inkubatori më të avancuar për nevojat e Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair, Shkup. Besojmë se ky donacion do të thotë shumë për pacientët më të vegjël dhe më në vështirësi, për familjet e tyre dhe për të gjithë stafin që trajton këto foshnja”, tha Maja Nikolovska, drejtoreshë e Promedika.

 Ambasada e Republikës Çeke në Shkup

 Foto: Ambasada e Republikës Çeke në Shkup

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR