• e mërkurë, 03 korrik 2024

Çeferin: Sauditët po gabojnë, blerja e lojtarëve në fund të karrierës nuk e zhvillon futbollin

Çeferin: Sauditët po gabojnë, blerja e lojtarëve në fund të karrierës nuk e zhvillon futbollin

Nyon, 18 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Asociacionit evropian të futbollit, Aleksandar Çeferin konsideron se klubet saudite po gabojnë duke shpenzuar para për yje të futbollit në vitet e fundit.

"A kam frikë nga eksodi i lojtarëve atje? Jo jo jo. Mendoj se ky është faji i futbollit saudit. Ku e shoh problemin? Ata duhet të investojnë në akademi, të sjellin trajnerë dhe të zhvillojnë lojtarët e tyre. Blerja e lojtarëve në fund të karrierës nuk e zhvillon futbollin. I njëjti gabim u bë në Kinë kur masivisht sollën lojtarë që përfundonin karrierën e tyre", ka thënë Çeferin.

Rrugën e yjeve të mëdhenj të futbollit drejt Arabisë Saudite e hapi Kristiano Ronaldo me kalimin në Al-Nasr.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR