• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çeferin për herë të tretë zgjidhet president i UEFA-s

Çeferin për herë të tretë zgjidhet president i UEFA-s

Lisbonë, 5 prill 2023 (MIA) - Aleksandar Çeferin është zgjedhur për herë të tretë president i UEFA-s. Votimi u realizua sot në kongresin e 47-të të organizatës në Lisbonë (Portugali).

Kandidatura e Çeferinit ishte e vetmja e vendosur në zgjedhje. Pesëdhjetë e pesë vjeçari nga Sllovenia do të ushtrojë këtë post edhe për katër vjet të tjera.

Çeferin është presidenti i shtatë në historinë e UEFA-s. Ai mori detyrën në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në shkurt të vitit 2019.

QËNDRONI TË LIDHUR