• e shtunë, 28 shtator 2024

Çeferin: Katari do të jetë nikoqir i shkëlqyer, por nuk dua në të ardhmen kampionate dimërore

Çeferin: Katari do të jetë nikoqir i shkëlqyer, por nuk dua në të ardhmen kampionate dimërore

Lubjanë, 18 nëntor 2022 (MIA) – Kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin shprehu bindjen se Katari do të jetë nikoqir i shkëlqyer i Mundialit që fillon të dielën, por duke iu referuar terminit jotipik theksoi se është kundër që në të ardhmen kampionatet botërore të mbahen në dimër.

"Jam i sigurt se Kampionati Botëror do të organizohet në mënyrë të shkëlqyer. Katarasit janë nikoqirë dhe organizatorë të shkëlqyer, por nëse më pyesni për në të ardhmen kurrsesi nuk jam të mbahet gjatë muajve të dimrit", deklaroi Çeferin për mediat sllovene.

Njeriu i parë i UEFA-s shfaqi shpresë se ndonjëri prej reprezentacioneve evropiane pjesëmarrëse në Mundialin në Katar do ta fitojë titullin botëror.

"Shpresoj të paktën një vend evropian do të luaj në finale dhe se një vend evropian do të jetë kampion", tha Çeferin.

QËNDRONI TË LIDHUR