Çavi pas barazimit me Napolin: Merituam më shumë, Barcelona shfaqi lojë të mirë
- Trajneri i Barcelonës, Çavi Ernandez e ka komentuar barazimin me Napolin (1:1) në ndeshjen e parë të tetës së finales së Ligës së kampionëve.
Napoli, 22 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi Ernandez e ka komentuar barazimin me Napolin (1:1) në ndeshjen e parë të tetës së finales së Ligës së kampionëve.
"Merituam më mirë. Strategjia jonë funksionoi mirë dhe ishim në avantazh 1:0: Ajo që na ka munguar ka qenë aftësia që të qetësohemi dhe të kontrollojmë ndeshje të vështirë me një rezultat të këtillë. Kundërshtarët tanë kanë shënuar gol me goditjen e parë drejt portës kundërshtare. E tillë është Liga e kampionëve. Duhet ta mbanim topin dhe ta lëviznim lojën nga gjysma e fushës, por në përgjithësi skuadra ime tregoi një lojë të mirë", tha Çavi.
Katalanasit fituan vetëm në njërën nga dhjetë ndeshjet e fundit në terrenin mysafir në fazën nokaut në Ligën e kampionëve. Ata kanë edhe katër ndeshje baraz dhe pesë humbje. Në këto dhjetë ndeshje kanë shënuar vetëm katër gola.
Për herë të fundit Barsa ka fituar në terren masyfir në prill të vitit 2019 në ndeshjen me Mançester junajted (1:0).
Loja kthyese me Napolin do të luhet në Barcelonë më 12 mars. mb/
Foto: EPA