• e premte, 05 korrik 2024

Çavi për kthimin e Nejmarit në Barcelonë: Asgjë nuk varet nga unë

Çavi për kthimin e Nejmarit në Barcelonë: Asgjë nuk varet nga unë

Barcelonë, 9 gusht 2023 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi u deklarua për kthimin e mundshëm të sulmuesit të PSZH-së, Nejmar në ekip.

"Këtu asgjë nuk varet nga unë. Vitin e kaluar tashmë përmenda një emër të një lojtari nga një klub tjetër dhe ata u hidhëruan. Të shohim çka do të ndodhë para se të mbyllet afati kalimtar", deklaroi Çavi për "Marca".

Nejmari në vitin 2017 u transferua nga Barcelona në PSZH për 222 milionë euro. Që atëherë luajti 173 ndeshje, shënoi 118 gola dhe 77 asistime. 

Për Nejmarin seriozisht janë të interesuar edhe disa klube nga Arabia Saudite. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR