• e premte, 05 korrik 2024

Çavi: Për fat të keq, Barcelona nuk mund të lejojë t'i angazhojë Halandin dhe Mbapen

Çavi: Për fat të keq, Barcelona nuk mund të lejojë t'i angazhojë Halandin dhe Mbapen

Barcelonë, 3 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi është i vetëdijshëm se mundësitë financiare të klubit nuk lejojnë transfer të lojtarit të klasit të lartë si Erling Haland dhe Kilian Mbape. 

"Haland apo Mbape? Tani nuk mund të mendojmë që Haland apo Mbape t'i bashkohen Barcës. Fatkeqësisht, ne nuk mund të lejojmë t'i angazhojmë këta lojtarë. Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Ne duhet të arrijmë një nivel më të mirë, sepse në këtë klub duhet të jemi gjithmonë në krye", deklaroi Çavi për gazetarin Fabricio Romano.

Pas 18 xhirove, Barcelona është e katërta në La Ligën spanjole me 38 pikë. 

Katalanasit janë mbrojtës të trofeut të kampionit në kampionatin spanjol të futbollit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR