• e hënë, 01 korrik 2024

Çavi për eliminimin nga Kupa: Jam i qetë, mbeten garat më të rëndësishme

Çavi për eliminimin nga Kupa: Jam i qetë, mbeten garat më të rëndësishme

Bilbao, 25 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi është i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos. Barcelona pësoi eliminim nga Kupa e Spanjës, duke humbur nga baskët me rezultatin 4:2 pas vazhdimeve.

"Tentuam. Mendoj se mirë luftuam kundër një ekipi të shkëlqyer, i cili është shumë i fuqishëm në fushë të vet. Tashmë thash se nga pikëpamja e kundërshtarit, nuk kemi pasur fat në short. Lamin ka pasur mundësi ta shënojë golin e fitores. Mund të jemi krenarë që tentuam. Largohemi me kokë të ngritura, pasi luftuam me ndihmën e lojtarëve të rinj. Unë jm i qetë. Mbeten garat më të rëndësishme", deklaroi trajneri i Barcelonës.

Krahas Atletik, kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës deri tani siguruan edhe Real Sosiedad dhe Majorka.

Në ndeshjen e fundit çerekfinale sonte nga ora 21 luajnë Atletiko Madridi dhe Sevilja. bsh/

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR