• e premte, 05 korrik 2024

Çavi: Duhet të ristartohemi dhe të luftojmë për tre trofetë e tjera

Çavi: Duhet të ristartohemi dhe të luftojmë për tre trofetë e tjera

Riad, 15 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi është i bindur se ekipi i tij këtë sezon do të luftojë për trofe.

Në finalen e Supperkupës spanjolle katalonasit mbrëmë humbën nga Real Madridi (1:4).

"Nuk treguam çka kërkohet prej nesh në finale. Shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer, por si tifoz i Barcelonës, jo si trajner. Përjetova humbje shumë të rënda, por tërë sezonin e kemi përpara, ndërkaq ka edhe tre tituj. Do të kthehemi, jam i sigurt. Ne tashmë e bëmë këtë, fituam tituj nën kryesimin tim. Kjo është humbje shumë e rëndë dhe duhet t'u kërkojmë falje tifozëve. Sezonin e kaluar e dëshmuam nivelin tonë, ndërsa tnai po përballemi me kritika. Duhet të ristartohemi dhe të luftojmë për tre trofetë e mbetura", deklaroi trajneri i Barcelonës.

Barcelona do të tentojë të vijë drejt trofeut në La Ligën spanjolle, Kupës spanjolle dhe Ligës së kampionëve. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR