• e premte, 05 korrik 2024

Çavi: Do të jetë e vështirë ta fitojmë La Ligën, disa gjëra nuk mund t'i kontrollojmë

Çavi: Do të jetë e vështirë ta fitojmë La Ligën, disa gjëra nuk mund t'i kontrollojmë

Barcelonë, 22 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës Çavi ka komentuar ndeshjen e djeshme midis Real Madridit dhe Almerias. Nikoqirët fituan me rezultat 3:2 pasi Almeria kishte epërsi prej 2:0. Deri te fitorja Realit erdhi pas disa vendimeve kontroverse.

Ndeshja e cila përfundoi me fitoren e Realit në kohën shtesë (11 minuta) u drejtua nga ekipi i arbitrave të udhëhequr nga Francisko Ernandez Maeso.

"Do të mbështetem në pohimet e trajnerit të Almerias, Garitano dhe Alfredo Relanjo, shumë gazetar i mirë. Do të jetë shumë e vështirë të fitohet ky kampionat. Unë tashmë kam folur për këtë në Hetafe. Kam parë disa gjëra që nuk mund të sqarohen. Duhet të vazhdojmë të fitojmë, por ka disa gjëra që nuk mund t'i kontrollojmë. Të gjithë e patë se si Reali erdhi deri te fitorja", deklaroi trajneri i Barcelonës.

Lider në kampionatin spanjoll të futbollit është Zhirona me 52 pikë nga 21 ndeshje. Reali është i dyti me 51 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa Barcelona është e treta me 44 pikë gjithashtu me 20 ndeshje të luajtura. rq/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR