• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çairi dhe Belica thellojnë bashkëpunimin, takim mes Ganiut dhe Revanskit

Çairi dhe Belica thellojnë bashkëpunimin, takim mes Ganiut dhe Revanskit
Shkup, 20 nëntor 2022 (MIA)- Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka pritur sot kryetarin e Komunës së Belicës (Bullgari), Radoslav Revanski, bashkë me eurodeputetin bullgar Ilhan Quçuk. Ganiu me këtë rast ka deklaruar se sot me kolegun bullgar ka hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit, që synon të ecë vetëm në një rrugë, atë të Bashkimit Evropian. “Kisha kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Belicës, Radoslav Revanski. Ndërsa, me ndihmën e mikut tonë, eurodeputetit bullgar Ilhan Quçuk, lirisht mund të them se hapëm një kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit midis dy komunave tona, në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Ganiu. Që të dy gjithashtu u zotuan se  këto dy komuna shumë  shpejt edhe do të binjakëzohen. “Në këtë mënyrë do të participojmë bashkë në projekte të ndryshme zhvillimore evropiane dhe të jemi shembull i një kooperimi të shëndosh si dy institucione vendore nga të dyja anët e kufirit, Maqedonia e Veriut- Bullgari”, ka thënë më tej Ganiu. Ai ka shtuar gjithashtu se prezantimi i përbashkët i Çairit dhe Belicës para Parlamentit Evropian dhe me mbështetjen e eurodeputetit Quçuk, shpresojnë të jetë hapi i ardhshëm.  

QËNDRONI TË LIDHUR