• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Çaçarova Ilievska: Nuk ndjej përgjegjësi të jap dorëheqje, interpelanca është precedent

Çaçarova Ilievska: Nuk ndjej përgjegjësi të jap dorëheqje, interpelanca është precedent

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Pohoj se me shumë ndërgjegje dhe ndershmëri e kam kryer funksionin e anëtares së Këshillit Gjyqësor dhe nuk ndjej përgjegjësi morale dhe as profesionale për të dhënë dorëheqje, deklaroi sot Tanja Çaçarova Ilievska, e cila është në mesin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për të cilët janë parashtruar interpelanca deri tek Kuvendi nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM.

Në interpelancë, siç vlerësoi Çaçarova Ilievska, nuk u individualizua se cilat veprime dhe cilat procedura si anëtare individ e Këshillit Gjyqësor i ka ndërmarrë nga pakujdesia dhe në mënyrë kundërligjore dhe cilat mund t'i vihen si barë për shkak të punës së Këshillit Gjyqësor.

Në pyetjet e gazetarëve, Çaçarovska Ilievska potencoi se ka dhënë përgjigje për pretendimet e interpelancës, e cila, tha se më shumë duket si interpelancë për Këshillin Gjyqësor si organ kolektiv, sepse nuk ka individualizim të punës konkrete të anëtarëve individë, të cilëve u është dorëzuar interpelanca.

"Kjo është sjellje diskriminuese ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët sipas Kushtetutës dhe ligjit janë të njejtë dhe të barabartë. Është shkelur parimi i barazisë së anëtarëve të Këshillit. Theksova se e drejta e Kuvendit për t'i parashtruar interpelancë një anëtari të Këshillit Gjyqësor është e diskutueshme, duke marrë parasysh faktin se interpelanca është një mekanizëm kontrollues politik për bartësit e funksioneve publike. Në nenin 69 të Kushtetutës, ku rregullohen kompetencat e pushtetit ligjvënës, ka një dispozitë që përcakton se kush mund të ushtrojë kontroll mbi kë përmes interpelancës, përmes mekanizmit interpelancë. Dhe aty qëndrojnë bartës të funksioneve publike që janë përgjegjës para Kuvendit, Qeverisë, dhe secilit individualisht ndaj Qeverisë, por jo edhe bartësit e funksioneve publike nga gjyqësori, kështu që, mendoj se kjo është një precedent në historinë e kaluar parlamentare të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mund të ketë pasoja të mëdha", deklaroi Çaçarova Ilievska.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa, për të cilin është parashtruar interpelancë, shpreson për një rezultat pozitiv pas përgjigjeve që i kanë deklaruar.

"U prononcuam sipas të gjitha bazave qëpërmendur në interpelancë dhe shpresojmë që pas tejkalimit dhe shtjerjers së procedurave në Kuvend do të ketë një rezultat pozitiv në lidhje me përgjigjet tona të cilat janë përmendur", deklaroi Mustafa.

Grupet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it me 7 shkurt deri tek Kuvendi kanë dorëzuar interpelanca individuale për anëtarët e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Crvenkovski dhe Selim Ademi.

Në përputhje me afatet, pritjet janë që seanca në të cilën do të diskutohet për interpelancat, do të zhvillohet deri ose në fillim të muajit mars. rq/bsh/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR