• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çështja për të drejtën e një mjedisi jetësor të shëndetshëm dhe ndotja e ajrit në mbledhjen e përgjithshme të Gjykatës Supreme

Çështja për të drejtën e një mjedisi jetësor të shëndetshëm dhe ndotja e ajrit në mbledhjen e përgjithshme të Gjykatës Supreme

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhje të përgjithshme në lidhje me të drejtën e një mjedisi jetësor të shëndetshëm dhe ndotja e ajrit, pas nismës së dorëzuar për themelimin e mendimit parimor juridik dhe qëndrimit parimor nga Shoqata e avokatëve Goxho, Kiçeec dhe Novakovski nga Ohri.

"Sipas mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston nevoja e konfirmimit të qëndrimit parimor në lidhje me shkeljen e të drejtës së një mjedisi jetësor të shëndetshëm, përkatësisht sa siguron shteti, pra sigurimi i kushteve për realizimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis jetësor të shëndetshëm, sipas detyrave të konfirmuara ligjore dhe kompetencave nga fusha e mjedisit jetësor, veçanërisht në pjesën e ndotjes së ajrit", informojnë nga Gjykata Supreme.

Sipas konkluzionit të mbledhjes së përgjithshme të mbajtur më 11 korrik të këtij viti, mbledhja e përgjithshme do të mbahet me pjesëmarrjen e prof.dr. Borçe Davitkovski. sa/

Foto: Gjykata Supreme

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR