• e hënë, 01 korrik 2024

 Zelenski: Ne nuk qëndrojmë pas sulmit të Kremlinit

 Zelenski: Ne nuk qëndrojmë pas sulmit të Kremlinit

Helsink, 3 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e përsëriti se Kievi nuk qëndron pas sulmit të supozuar ndaj Kremlinit, pasi rusët e akuzuan vendin e tij për një atentat të dështuar ndaj Vladimir Putinit.

"Ne nuk e kemi sulmuar Putinin ose Moskën, ne luftojmë për territorin tonë, ne i mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona", deklaroi Zelenski nga Helsinki. 

"Nuk kemi armë të mjaftueshme për këtë... Nuk e sulmuam Putinin. Këtë i'a lëmë gjykatës", shtoi ai. 

Zelenski beson se Putini e fajëson Ukrainën për sulmin pasi kërkon mënyrë t'a motivojë popullin e tij se nuk po arrin fitore. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR