• e shtunë, 28 shtator 2024

 Ulen çmimet e karburanteve

 Ulen çmimet e karburanteve

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve për gjysmë deri deri në një denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.  

Sipas vendimit të ri të KRRE-së, EUROSUPER BS-95 ulet për gjysmë denari, EUROSUPER BS-98 për një denarë, ndërsa Dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denarë e gjysmë. 

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 73,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 75,5 denarë për litër, ndërsa dizeli me çmim prej 67 denarë për litër. Çmimi i ri i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 66 denarë për litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 HC ulet për 0,989 den/kg dhe do të jetë 41,328 den/kg. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR