• e hënë, 23 dhjetor 2024

 Sançez: Urgjentisht të rriten shpenzimet e mbrojtjes në mbarë Evropën

 Sançez: Urgjentisht të rriten shpenzimet e mbrojtjes në mbarë Evropën

Madrid,11 prill 2024 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez theksoi se është e nevojshme të rriten urgjentisht shpenzimet e mbrojtjes në të gjithë Evropën në mënyrë që të jemi gati për t'i rezistuar "agresionit" rus.

Sektori evropian i sigurisë dhe mbrojtjes, siç theksoi Sançez, është lënë pas dore, duke rezultuar në një mungesë investimi prej 56 miliardë eurosh, raporton "Jurokvikli njuz".

“Ne kemi më pak mundësi, vuajmë nga një cenueshmëri digjitale që është përkeqësuar nga rritja e inteligjencës artificiale, kemi mangësi serioze në industrinë e mbrojtjes, pavarësisht faktit se ekonomia evropiane është shtatë herë më e madhe se ekonomia ruse”, tha Sançez, raporton "Informacion".

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR