• e hënë, 23 dhjetor 2024

 Reznikov: Ukraina nga partnerët do të marrë ndihmë ushtarake me vlerë mbi 1,5 miliardë euro

 Reznikov: Ukraina nga partnerët do të marrë ndihmë ushtarake me vlerë mbi 1,5 miliardë euro

Kiev, 13 korrik 2023 (MIA) - Gjatë kohës së Samitit të Aleancës në Vilnus, këtë javë, partnerët e huaj kanë premtuar mbi 1,5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksej Reznikov, i cituar nga mediat britanike. 

"Takimet në Vilnus ishtin shumë produktive", ka shkruar Reznikov në Tuiter pas takimit  në kryeqytetin e Lituanisë. 

"Ukraina do të marrë mbi 1,5 miliardë euro ndihmë ushtarake nga partnerët e saj ndërkombëtarë", shtoi ai.

Në Tuiter, Reznikov kujton se në samitin në Vilnus shtatë vende kanë ofruar ndihhmë ushtarake, dhe në të cilën Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski zhvilloi një sërë takimesh me liderë të huaj. Mes tyre është edhe pako e ndihmës prej 700 milionë eurosh nga Gjermania, e cila, siç tha ai, përfshin 25 tanke Leoprad 1A5. Ai, gjithashtu, i ka përshëndetur pakot e ndihmës nga Franca, Britania e Madhe, Holanda, Kanadaja dhe Norvegjia, si dhe nga Australia, vend që nuk është anëtare e NATO-s. 

Liderët e Aleancës në Vilnus treguan se Ukraina, e cila ishte sulmuar nga Rusia, në një moment në të ardhmen, do të mund t'i bashkohet aleancës ushtarake, thonë mediat britanike. Ata nuk i bënë një ftesë momentale, por e siguruan Ukrainën për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe premtuan se do të dërgojnë më shumë ndihmë ushtarake. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR