• e mërkurë, 06 nëntor 2024

ZZHTI: Në janar trend pozitiv i eksportit dhe rritjes së numrit të vendeve të punës

ZZHTI: Në janar trend pozitiv i eksportit dhe rritjes së numrit të vendeve të punës

Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - Kompanitë në Zonat zhvillimore teknologjiko-industriale (ZZHTI) në janar kanë realizuar eksporte prej 275,4 milionë euro, që është niveli më i lartë në pesë vitet e fundit. Importet ishin 8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe numri i të punësuarve në zona arriti në pothuajse 16.400 në janar, që është 16 për qind më i lartë se janari i vitit 2022.

Siç informojnë nga Drejtoria e ZZHTI, krahasuar me janarin e vitit 2022, eksportet janë rritur për 11 për qind, gjegjësisht për 9 për qind më shumë se në vitin 2021 dhe për 45 për qind e 15 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020, gjegjësisht viti 2019. Trendi pozitiv i rritjes vijon në raport me importet.

"Kompanitë në ZZHTI në janar kanë realizuar importe prej 221 milionë eurove. Është 8 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, respektivisht 44 për qind më shumë se janari i vitit 2020 dhe 15 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019. Importet në janar të vitit 2021 ishin 10 për qind më të larta, tregon analiza", qëndron në kumtesën e ZZHTI.

Nga aty shtojnë se trend pozitiv i rritjes është veçanërisht i eksporteve neto, të cilat në muajin janar ishin 24.5 për qind, që ndër të tjera, siç thonë ata, vjen si pasojë e rritjes së aktiviteteve investive në Zonat dhe numrin e rritur të vendeve të punës.

"Numri i të punësuarve në zona ka arritur në pothuajse 16.400 në janar, që është për16 për qind më i lartë se janari i vitit 2022. Vetëm në muajin e parë të vitit janë hapur pothuajse 80 vende të reja pune në kompanitë e zonave. Ndryshe, ZZHTI e përmbylli vitin e kaluar me 2.300 vende të reja pune dhe eksportin më të lartë deri më tani prej 3.7 miliardë euro, duke e bërë vitin 2022 vitin më të suksesshëm që nga ekzistenca e zonave", thonë nga ZZHTI. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR