Zytarisht: Gatuzo trajneri i ri i Italisë
- Xhenaro Gatuzo është trajneri i ri i skuadrës kombëtare italiane, njoftoi shërbimi për shtyp i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Romë, 15 qershor 2025 (MIA) - Xhenaro Gatuzo është trajneri i ri i skuadrës kombëtare italiane, njoftoi shërbimi për shtyp i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Gatuzo, dyzet e shtatë vjeç, do t'u prezantohet lojtarëve të skuadrës kombëtare të enjten, më 19 qershor.
"Gatuzo është simbol i futbollit italian. Motivimi, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për përballimin më të mirë të përgjegjësive të ardhshme të ekipit kombëtar. Koshient për rëndësinë e qëllimit që duam të arrijmë, e falënderoj për gatishmërinë dhe angazhimin e plotë me të cilin e pranoi këtë sfidë", tha kryetari i FIGC-së, Gabriele Gravina.
Kombëtaren italiane e ka drejtuar Luçiano Spaleti që nga viti 2023, i cili u shkarkua pas humbjes bindëse të ekipit ndaj Norvegjisë (0:3) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në vitin 2026.
Gatuzo më parë e ka stërvitur Milanin italian, Napolin, Valencian spanjolle, Marsejën franceze, ndërsa puna e tij e fundit si trajner kryesor ishte Hajduku kroat. mb/
Foto: EPA