• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë dhe një i arrestuar në veri të Kosovës

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë dhe një i arrestuar në veri të Kosovës

Prishtinë, 24 shtator 2023 (MIA) – Policia e Kosovës konfirmoi vrasjen e tre sulmuesve në veri të Kosovës, si dhe arrestimin e një anëtari të grupit dhe katër të dyshuarve të tjerë te të cilët janë gjetur pajisje të radiolidhjeve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga policia, siç transmetojnë mediat e Kosovës, informojnë edhe për zbulimin e një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisje të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t'u bëjë thirrje “grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë”.

Situata në atarin e fshatit Banjskë në veri të Kosovës, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm në një sulm të personave të maskuar dhe të armatosur mbeti i vrarë një polic kurse një tjetër i lënduar, vazhdon të jetë e tensionuar, informon policia. 

QËNDRONI TË LIDHUR