• e diel, 22 dhjetor 2024

Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut: Sulmi në kampin Xhabalia mund të jetë krim lufte

Zyra e KB-së  për të drejtat e njeriut: Sulmi në kampin Xhabalia mund të jetë krim lufte

Nju-Jork, 1 nëntor 2023 (MIA) - Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim në X se sulmi ndaj kampit në Xhabalia është "joproporcional dhe mund të paraqesë krim lufte".

"Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Xhabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte", thuhet në postimin e Zyrës së KB-së për të Drejtat e Njeriut.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan më vonë sulmin, duke thënë se një komandant i lartë i Hamasit ishte vrarë dhe se "infrastruktura terroriste nëntokësore" poshtë ndërtesave të shembura ishte shënjestruar. IDF tha gjithashtu se po shqyrtonte "raportet e dëmeve kolaterale dhe viktimave jo luftëtare". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR