• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zvicra së shpejti mund ta legalizojë kokainën

Zvicra së shpejti mund ta legalizojë kokainën

Bern, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeqyteti i Zvicrës po shqyrton një pilot-projekt që do të mundësojë shitjen e kokainës për përdorim rekreativ. Parlamenti i Bernit e ka mbështetur idenë por tani duhet të përballet me kundërshtimet e autoriteteve të qytetit. Nëse propozimi pranohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet e drejta kombëtare.

Në të gjithë botën metodat dhe politikat e luftës kundër drogës po ndryshojnë. Shteti amerikan i Oregonit, dekriminalizoi posedimin e sasive të vogla të kokainës si pjesë e programit të tij të trajtimit të varësisë në vitin 2021. 

Shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, nuk kanë më dënime me burg për posedim droge, përfshirë kokainën.

Zvicra po shqyrton qëndrimin e saj për legalizimin e drogës pasi disa politikanë dhe ekspert kritikuan ndalesat e drejtpërdrejta duke thënë se ato ishin joefektive.

Zvicra ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në Evropë.

Për të zbatuar pilot-projektin, parlamenti duhet të ndryshoj ligjin që ndalon konsumimin rekreativ të drogës.

Ekspertët ende janë të ndarë. Edhe ata që mbështesin programin janë të shqetësuar për pasojat e mundshme negative dhe të rrezikshme. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR