• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zvicra me mbi 100 milionë franga do të ndihmojë në deminimin e Ukrainës

Zvicra me mbi 100 milionë franga do të ndihmojë në deminimin e Ukrainës

Gjenevë, 29 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet zvicerane sot njoftuan se do të ndajnë 100 milionë franga zvicerane (rreth 103 milionë euro) për mënjanimin e minave në Ukrainë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. 

Ndihma do të mundësojë sigurimin e pajisjeve dhe trajnimeve për çmontuesit për qëllime humanitare, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë federale zvicerane. 

Për shkak të statusit të saj neutral, Zvicra nuk mund të ndihmojë në operacionet për deminimin për qëllime ushtarake. 

"Ukraina sot konsiderohet si një nga vendet me më së shumti mina dhe pajisje shpërthyese në botë theksoi ministrja zvicerane e Mbrojtjes, Viola Amherd duke e prezantuar planin për financim. 

Përdorimi i minave, kundër këmbësorisë ose kundër tankeve, është i përhapur gjerë pasi Rusia ka okupuar një pjesë të territorit ukrainas në vitin 2014 dhe është rritur dukshëm nga 24 shkurti i vitit 2022 pasi filloi pushtimi rus ndaj Ukrainës. 

Një e treta e territorit të Ukrainës është kontaminuar me mina dhe pajisje të tjera shpërthyese, që është rreth 174.000 kilometra katrorë, sipërfaqe më e madhe se Anglia, Uellsi dhe Irlanda Veriore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR