Zvicra do t'i japë imunitet Putinit nëse vjen në vend për negociata paqësore
- Zvicra do t'i japë imunitet presidentit Vladimir Putin edhe krahas akuzës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nën kushtin të vjen në vend për të mbajtur konferencë paqësore, tha sot ministri zviceran i Punëve të jashtme Ignacio Kasis.
- Post By Sara Ademi
- 17:08, 19 gusht, 2025
Bern, 10 gusht 2025 (MIA) - Zvicra do t'i japë imunitet presidentit Vladimir Putin edhe krahas akuzës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nën kushtin të vjen në vend për të mbajtur konferencë paqësore, tha sot ministri zviceran i Punëve të jashtme Ignacio Kasis.
Vitin e kaluar, qeveria federale konfirmoi "rregullat për ndarjen e imunitetit një personi për të cilin është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar", përkatësisht: nëse një person i tillë vjen në konferencë paqësore, ndërsa jo nëse vjen për arsye personale", tha ministri zviceran i punëve të jashtme në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij italian Antonio Tajani në Bern.
Presidenti francez Emanuel Makron e ngriti mundësinë për negociata paqësore mes Vladimir Putinit dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski në Evropë.
"Duhet të jetë në një vend neutral, sepse, ndoshta në Zvicër, tha ai, duke shtuar se do të bëjë përpjekje që takimi të mbahet në Gjenevë, ku gjendet selia evropiane e KB-së.
Kasis tha se është plotësisht i gatshëm të jetë nikoqir i një takimi të tillë dhe theksoi përvojën e Zvicrës në këtë fushë, por tha se Rusia e injoron Zvicrën.
Zvicra, gjithashtu, vendosi t'i zbatojë sanksionet e miratuara nga Bashkimi Evropian pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.
"E shpreha këtë dëshirë (të jem nikoqir i takimit) disa herë gjatë kontakteve të mia me ministrin rus të punëve të jashtme Sergej Lavrov në muajt e fundit. Më thanë se Zvicra i ka pranuar sanksionet evropiane, por natyrisht e kanë humbur dëshirën ta bëjnë atë në Zvicër", shtoi Kasis.
Ai gjithashtu, citoi një precedent të kohëve të fundit - gjatë Asamblesë Parlamentare Ndërkombëtare, kur kryetarja e dhomës së epërme të parlamentit rus, Valentina Matvienko, vizitoi Gjenevën. Ky aleat i afërt i Vladimir Putinit është gjithashtu lëndë e sanksioneve për shkak të mbështetjes së saj ndaj luftës.
Presidenti rus për herë të fundit vizitoi Gjenevën më 16 qershor të vitit 2021, në takimin me ish presidentin amerikan Xho Bajden.
Bisedat më të reja dypalëshe mes Rusisë dhe Ukrainës, u mbajtën në Stamboll, Turqi, e cila, edhe krahas anëtarësimit në NATO, konsiderohet për më miqësore ndaj Moskës. sa/
foto: EPA