• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zuhri pas atentatit ndaj Hanias: Hamasi do të bëjë luftë të hapur për të çliruar Jerusalemin

Zuhri pas atentatit ndaj Hanias: Hamasi do të bëjë luftë të hapur për të çliruar Jerusalemin

 Gazë, 31 korrik 2024 (MIA) - Hamasi do të bëjë luftë të hapur për të çliruar Jerusalemin, për të cilën është gati të paguajë çmimin, deklaroi sot zëdhënësi i grupit palestinez Samu Abi Zuhri pas vrasjes së liderit të tij Ismail Hania në Teheran.

 Abu Zuhri e përshkroi vrasjen e Hanias si një "përshkallëzim serioz" dhe theksoi se autorët nuk do t'i arrijnë qëllimet e tyre, raportuan mediat britanike.

 Al-Zazira raporton një deklaratë të Hamasit që thotë se Hania u vra në një "sulm tradhtar sionist në rezidencën e tij në Teheran".

 Garda Revolucionare e Iranit këtë mëngjes njoftoi se Hania dhe truproja e tij u vranë në Teheran, ku lideri i Hamasit po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masud Pezeshkian.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, por dyshohet se pas vrasjes qëndron Izraeli, i cili më parë kishte premtuar se do të vriste liderët e Hamasit për sulmin e grupit më 7 tetor, theksojnë mediat amerikane.

 Izraeli deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për vrasjen, gjë që shpesh ndodh kur bëhet fjalë për atentatet e kryera nga agjencia e inteligjencës izraelite Mosad, theksojnë mediat amerikane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

  

QËNDRONI TË LIDHUR