• e martë, 24 dhjetor 2024

Zuber: KE-ja kërkon detajet e marrëveshjes së furnizimit me gaz të Bullgarisë përmes Turqisë

Zuber: KE-ja kërkon detajet e marrëveshjes së furnizimit me gaz të Bullgarisë përmes Turqisë

Bruksel, 20 tetor 2023 (MIA)- Komisioni Evropian dorëzoi kërkesë për informacione në lidhje me marrëveshjen mes „Bullgargaz“ dhe kompanisë turke „Botash“ për furnizim me gaz të Bullgarisë përmes Turqisë dhe me vëmendje po ndjekë këtë çështje, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për konkurrencë Lea Zuber.

Ne jemi në kontakt me autoritetet relevante dhe palët e interesuara. Roli jonë është të sigurojmë pajtueshmëri me standardet rregullatorë evropiane dhe tregun e brendshëm energjetik bazuar në ankesat për mospërputhje dhe shkelje të mundshme të rregullave evropiane të konkurrencës", tha Zuber.

Deklarata e Zuberit, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli paraqet përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me informacionin se Komisionit Evropian ka nisur një hetim për marrëveshjen mes "Bulgargaz" dhe "Botash" për shkak të dyshimeve për shkelje të mundshme të rregullave të konkurrencës së BE-së.

Sipas KE-së ekziston shqetësimi se "Bullgargaz" mund të jetë e vetmja kompani me bazë në BE e cila do të ketë qasje në gaz natyror nëpërmjet infrastrukturës turke dhe potencialisht do të veprojë si një ndërmjetës për dërgimin e gazit nga Turqia në vendet në rajon.

Me kontratë e cila do të jetë e vlefshme prej 13 vjetësh, "Bulgargaz" mund të importoj LNG nga Turqia përmes interkonjeksionit "Stranxha-Malkolçar" e cila më herët shfrytëzohej për transportin e gazit rus për në Turqi nëpërmjet gazsjellësit "Transballkanik" i cili kalon përmes Bullgarisë. Gjithashtu "Botash" përveç Bullgarisë përmes sistemit bullgar të transmetimit mund të dërgojë gaz edhe për vendet fqinje. Kompania turke ka njoftuar tashmë se është duke përgatitur kontrata për furnizimin me gaz në vendeve e rajonit, përfshirë Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë që do të kalonte transit përmes Bullgarisë. si/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR