• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zoran Popov do të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në SHBA

Zoran Popov do të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në SHBA
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Sekretari aktual shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov duhet të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën e sontme për Televizionin 24. "Sot ka arritur agremani për Zoran Popovin. Kemi marrë harmonizim nga pala amerikane. Shpresoj se deri në shtator do të kemi ambasador në Uashington", ka thënë Pendarovski. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka ambasador në SHBA tani më katër vjet e gjysmë. Ambasadori i fundit i vendit tonë në Uashington ishte Vasko Naumovski në periudhën nga vitin 2014 deri në vitin 2018. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR