• e martë, 24 dhjetor 2024

Zjarri në Pianec është vënë nën kontroll

Zjarri në Pianec është vënë nën kontroll
Dellçevë, 21 korrik 2022 (MIA) - Zjarri ndërmjet fshatrave të Dellçevës, Razllovc dhe Tërbotilisht rreth orës 19 është vënë nën kontroll, por ende ekziston rreziku që era ta problematizojë situatën dhe t'i japë drejtim tjetër zjarrit, tha për MIA-n zëdhënësja e Komunës së Dellçevës, Daniella Taqeva. Vlerësimi fillestar është se edhe në Pijanec është kapluar hapësirë, gjegjësisht pyll prej rreth 50 hektarë. Taqeva tha se po digjet barë i thatë, pyll dushku dhe pishe në rajonin e Pianecit, ndërsa në shuarjen e zjarrit janë përfshirë mbi 30 zjarrfikëse, të punësuar në Ndërmarrjen e Pyjeve, Shoqatën Vullnetare Zjarrfikëse, nëpunës të policisë, si dhe pjesëtarë të policisë kufitare "Lindje", ndërsa popullata vendase është e përfshirë me mekanizëm i cili bën brazda që të mos përhapet zjarri. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR