Zjarri në Paris është vënë nën kontroll, të paktën 25 persona kanë mbetur të lënduar
- Zjarri që sot ka ndodhur në Paris pas një shpërthimi të fortë, me shumë gjasa nga gazi, është vënë nën kontroll, deklaroi shefi i policisë së Parisit, Loran Nunjez.

Paris, 21 qershor 2023 (MIA) - Zjarri që sot ka ndodhur në Paris pas një shpërthimi të fortë, me shumë gjasa nga gazi, është vënë nën kontroll, deklaroi shefi i policisë së Parisit, Loran Nunjez.
"Zjarri është nën kontroll", deklaroi Nunjez, duke shtuar se 25 persona janë lënduar, prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë. Shpërthimi i gazi ndodhi rreth orës 17 sipas kohës lokale. qa/bsh/