• e premte, 05 dhjetor 2025

Zjarri në Francën jugore nën kontroll, por përpjekjet vazhdojnë

Zjarri në Francën jugore nën kontroll, por përpjekjet vazhdojnë

Paris, 8 gusht 2025 (MIA) - Zjarrfikësit në Francën jugore sot vazhdojnë të luftojnë me një zjarr të madh pyjor që arritën ta vënë nën kontroll mbrëmë, por nuk pritet të shuhet plotësisht gjatë ditëve të ardhshme.

Zjarri - më i madhi në bregdetin mesdhetar të Francës në të paktën 50 vitet e fundit - dogji 17.000 hektarë bimësi në pak më shumë se 48 orë dhe mori një jetë në departamentin Od.

"Zjarrfikësit do të mbeten të mobilizuar gjerësisht në vendngjarje në ditët në vijim", theksohet në kumtesën nga autoritetet lokale, të cilat kanë ndaluar hyrjen në zonat pyjore deri të dielën.

Sipas kumtesës, "rrugët e mbyllura për komunikacion mbeten të pakontrolluara dhe për këtë arsye janë ende potencialisht të rrezikshme, veçanërisht për shkak të pranisë së linjave të energjisë në rrugë".

Për këtë "të prekurit ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre pa leje nga autoritetet lokale".

Prefekti i Od, Kristijan Puzhe, tha se rreth 2.000 persona të evakuuar ende nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më shumë se 2.000 zjarrfikës mbeten të mobilizuar, së bashku me më shumë se 200 xhandarmëri dhe burime mbështetëse ajrore.

Mbrëmë, 1.500 familje kanë qenë ende pa energji elektrike, deklaroi kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike "Enedis", duke shtuar se "sigurimi i vazhdimësisë së shërbimeve (siç janë furnizimi me ujë dhe lidhjet e telekomunikacionit) është përparësi e lartë".

Zjarri shkatërroi plotësisht ose pjesërisht 36 shtëpi dhe 54 automjete, sipas vlerësimit paraprak të autoriteteve lokale. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR