Zjarri në Drislla po shuhet me shkumë speciale, ndërsa Vardarishte ruhet nga një agjenci për siguri
- Në seancën e Komitetit drejtues, organi pranë Qeverisë, solli vendim në të cilën kërkohej futja e ndalimit të lëvizjes nëpër deponinë Vardarishte, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai potencoi se komiteti ka shqyrtuar këtë mundësi dhe se do të nevojiten konsultime të mëtejshme për futjen e saj.
- Post By Ramize Qamili
- 15:08, 11 shtator, 2025
Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Në seancën e Komitetit drejtues, organi pranë Qeverisë, solli vendim në të cilën kërkohej futja e ndalimit të lëvizjes nëpër deponinë Vardarishte, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai potencoi se komiteti ka shqyrtuar këtë mundësi dhe se do të nevojiten konsultime të mëtejshme për futjen e saj.
"Po përballemi me disa pengesa formale dhe ligjore sepse është vend në të cilin tashmë ka vendbanim të paligjshëm, gjegjësisht disa shtëpi që u përkasin anëtarëve të një bashkësie etnike. Në seancën e sotme të Qeverisë që po mbahet prej orës 14 do të vendoset nëse një masë e tillë do të miratohet ose jo", tha Angellov.
Njeriu i parë i DMSH-së konfirmoi se Vardarishte për momentin po sigurohet nga një agjenci për siguri e cila ka do të parandalojë hyrjen dhe do të kufizojë qasjen dhe lëvizjen përmes asaj. Tani për tani, siç tha, nuk ka tym, as avull. Për gjendjen në Drislla, Angelov informoi se për kontrollin ndaj zjarrit po përdoret shkumë speciale dhe po punohet për qetësimin e situatës. Ai sqaroi se në ditët e kaluara u dërgua të paktën një automjet special. Drejtori i DMSH-së shprehu dyshime se zjarret në të dy deponitë janë shkaktuar qëllimisht, ndërsa siç tha, këtë e bëjnë personat të cilët sigurojnë lëndë të para dhe i shesin ato në tregun e zi.
"Kemi padi penale dhe tashmë është shqiptuar masë paraburgimi për tre persona të cilët përdorën në mënyrë të jashtëligjshme mbeturina të jashtëligjshme, ku blenë materiale nga persona që digjnin kabllo, por edhe lloje të tjera mbeturinash në deponinë Vardarishte. Ai material iu shit këtyre personave. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që potencialisht do të digjnin kabllot destimulohen ta bëjnë këtë në të ardhmen, sepse nuk mund t’i shesin ato", tha Angellovi.
Rreth situatës për shkak të zjarreve në fillim të verës, Angellovi tha se si Shtabi i përgjithshëm për menaxhim me Kriza, kanë legjitimitet për të ndërmarrë veprime për këto dy deponi.
"Pa u përzier në menaxhimin e vetë deponive. Roli ynë është të shuajmë zjarret dhe të parandalojmë tymin e mëtejshëm nga këto dy deponi", tha Angellovi.
Ai vlerësoi se ruajtja e mbeturinave në të dy deponitë nuk është më e përshtatshme, ndërsa mbulimi i tyre me dhe nuk do të parandalojë zjarret e reja. Një problem tjetër në përballimin e zjarrit në Drislla është dhe mungesa e mekanizimit.
"Për momentin, atje punojnë dy ekskavatorë, një buldozer dhe dy kamionë shumëtonësh, të cilët janë dërguar në mënyrë shtesë. Kamionët po transportojnë dhe e cila po mbushet mbi zonat e djegura", sqaroi Angellovi. rq/
Foto: MIA