Zjarri mbi fshatin e Berovës Mitrashincë është vënë nën kontroll
Berovë, 23 korrik 2022 (MIA) - Zjarri mbi fshatin e Berovës Mitrashincë është vënë nën kontroll dhe për momentin nuk ka rrezik nga përhapja e tij e mëtutjeshme e pakontrolluar, njoftoi komandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Berovës, Sashko Rumenovski.
"Prej në mëngjes kishim ndihmë me helikopterë me mbi 27 fluturime të bëra. Është shfrytëzuar ujë për shuarjen e zjarrit nga pishina e improvizuar në fshatin fqinj Budinarc", tha Rumenovski.
Helikopteri, siç shtoi, për shkak të temperaturave të larta është tërhequr, ndërsa presin që shuarja nga ajri të vazhdojë me er-traktorët.
Sipas vlerësimit të komandantit zjarri në fshatin Mitrashincë pritet sonte plotësisht të lokalizohet. Të gjithë që morën pjesë në shuarjen e tij mbeten në teren deri në shuarjen e tij të plotë. fc/