Zjarri i madh pyjor në afërsi të pushimores turke Kemer pas pesë ditësh vihet nën kontroll
- Zjarri i madh pyjor në afërsi të pushimores turke Kemer, në rajonin e Antalisë, pas pesë ditësh është vënë nën kontroll, shkroi në Tuiter ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Jumakël.
Ankara, 28 korrik 2023 (MIA) - Zjarri i madh pyjor në afërsi të pushimores turke Kemer, në rajonin e Antalisë, pas pesë ditësh është vënë nën kontroll, shkroi në Tuiter ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Jumakël.
Zjarri në Kemer shpërtheu rreth orës 21 më 24 korrik. Banorët e një numri të madh shtëpish janë evakuuar për shkaqe sigurie. Disa persona janë hospitalizuar për shkak të gazrave të liruar.
Në ndërkohë, sot shpërthyen zjarre pyjore në rajonet Stamboll dhe Muglla. Zjarri në afërsi të kuartit të Stambollit, Sulltangazi është vënë nën kontroll.
Zjarrfikësit për momentin po përpiqen t'i shuajnë flakët në afërsi të pushimores Fetie (rajoni i Mugllës). Pesë aeroplanë dhe gjashtë helikopterë për shuarjen e zjarrit si edhe 15 automjete zjarrfikëse janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, njoftuan mediat turke.
Foto: Arkivi i MIA-s