• e hënë, 01 korrik 2024

Zjarri është ende aktiv në fshatin kërçovar Tuhin

Zjarri është ende aktiv në fshatin kërçovar Tuhin
Kërçovë, 29 prill 2022 (MIA) – Zjarri pyjor që të mërkurën vonë në mbrëmje ka shpërthyer në fshatin kërçovar Tuhin, akoma nuk është shuar. Sipas informacioneve të OP “Llopushnik” edhe përskaj intervenimit të ekipeve të tyre, zjarri në krahasim me dy ditët paraprake është zgjeruar edhe në pjesën pyjore dhe po zgjerohet në më shumë se dy hektarë. “Zjarri që shpërtheu të mërkurën mbrëmje është akoma aktivë në fshatin kërçovar Tuhin. Dhe jo vetëm që është aktivë por për shkak të thatësirave dhe erës po zgjerohet përskaj intervenimit të ekipeve tona gjatë ditës së sotme dhe të djeshme”, deklaroi Aneta Spasenoska, kompetente për zjarrë pranë OP “Llapushnik”. Për shkak që bëhet fjalë për terren të vështirë, te i njëjti nuk mund të arrijnë automjete nga NJZT Kërçovë, që u konfirmua sot edhe nga ana e tyre. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR