• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Zjarrfikësit e Rodosit dhe Evias ende po merren me zjarrin, sërish evakuime parandaluese

Zjarrfikësit e Rodosit dhe Evias ende po merren me zjarrin, sërish evakuime parandaluese

Athinë, 24 korrik 2023 (MIA) - Zjarret në pjesën juglindore të Rodosit dhe në pjesën jugore të Evias edhe më tutje janë aktive, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë që flakët të mbesin më larg zonave të banuara, ndërsa sërish përmes numrit për raste emergjente 112 pasdite kishte evakuime të reja parandaluese, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dy ishujt grek po përballen me një tjetër natë të vështirë pasi ka ndezje të vazhdueshme të vatrave aktive, zjarret ende janë nën kontroll, ndërsa pas errësirës  nuk intervenojnë mjetet ajrore.

Në Rodos po digjet për të shtatën ditë, në Evia zjarri shpërtheu dje, ndërsa sërish edhe ai në pjesën veriore të Korfuzit ende është aktiv.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike të Greqisë Vasilis Kikilas në një deklaratë për televizionin shtetëror ERT tha se "tashmë për të 12-tën ditë në kushte ekstreme të vapës së të nxehtit dhe erës së fortë po luftojmë pa pushim në dhjetëra fronte të zjarreve në pyje" dhe theksoi se shërbimi zjarrfikës është dashur të përballet me mbi 500 zjarre gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, ai bëri të ditur se janë në rritje dënimet për zjarrvënie, por edhe dyfishim të stafit në Drejtorinë për Parandalimin e Veprave Penale – Zjarrvënie.

Për shkak të zjarreve në Greqi, sonte në Athinë u mbajtën dy protesta, një para Parlamentit, ndërsa tjetri para Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR