Zjarret pyjore në BE në vitin 2025 shkatërruan 511.000 hektarë, sipërfaqe nëntë herë më e madhe se Shkupi
- – Zjarret pyjore këtë vit, deri më 12 gusht, shkatërruan më shumë se 511.000 hektarë në Bashkimin Evropian, tregojnë të dhënat e Sistemit Evropian për Informacione për Zjarre Pyjore (EFFIS).
- Post By Fitore Curri
- 14:46, 15 gusht, 2025
Bruksel, 15 gusht 2025 (MIA) – Zjarret pyjore këtë vit, deri më 12 gusht, shkatërruan më shumë se 511.000 hektarë në Bashkimin Evropian, tregojnë të dhënat e Sistemit Evropian për Informacione për Zjarre Pyjore (EFFIS).
Ky numër është më shumë se dyfish më i madh nga sipërfaqja mesatare e djegur në periudhën e njëjtë ndërmjet vitit 20026 dhe 2024. Numri i zjarreve që nga fillimi i vitit 2025 ka tejkaluar 1.600, që është më shumë se dyfish në krahasim me mesataren e 717 nga 20 vitet e kaluara, transmetoi “Euronjuz” nga Brukseli, Kjo sipërfaqe është gati nëntë herë më e madhe se sipërfaqja e qytetit Shkup, e cila përfshin 57.150 hektarë, ose rreth 20 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të Maqedonisë, e cila është 2.571.300 hektarë.
Komisioni Evropian njoftoi se numri i kërkesave për ndihmë evropiane në shuarjen e zjarreve tashmë është barazuar me numrin e përgjithshëm të kërkesave për gjithë vitin 2024.
“Mekanizmi për Mbrojtje Civile i BE-së është aktivizuar 16 herë gjatë këtij sezoni, ndërsa jemi vetëm në gjysmën e gushtit”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit, Eva Hrncirova.
Kërkesa e fundit kishte arritur nga Spanja para dy ditëve, që është kërkesa e parë e këtij vendi që kur ekziston Mekanizmi.
Mekanizmi për Mbrojtje Civile i BE-së është vendosur në vitin 2001 për avancimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe dhjetë shteteve nga jashtë, duke përfshirë edhe vende nga Ballkani Perëndimor. Ai mundëson reagim të koordinuar dhe të shpejtë në raste të katastrofave, me çka Komisioni Evropian mbulon një pjesë të shpenzimeve për transport dhe shpërndarje të burimeve.
Që nga aktivizimi i tij e deri më tani, Mekanizmi i është përgjigjur më shumë se 770 kërkesave për ndihmë në dhe jashtë BE-së. fc/
Foto: EPA