• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zjarr mbi fshatin Arnaqi në komunën e Sarajit

Zjarr mbi fshatin Arnaqi në komunën e Sarajit

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Në zonën mbi fshatin Arnaqi, në komunën e Sarajit, është regjistruar një zjarr në pyll në terren të paarritshëm, kumtoi sonte Qendra për menaxhim me kriza (QMK). 

Në vendin e ngjarjes janë të pranishme ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa njëkohësisht është njoftuar dhe Brigada territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (BTZ– Qyteti i Shkupit), Pyjet kombëtare të Karaxhicës, ELS Saraj dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Shkup (DMSH). rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR