Zjarr në një trafostacion, pjesë e termocentralit të sapondërtuar solar “Oslomej”

Kërçovë, 6 prill 2022 (MIA) - Zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një trafo-stacion që është pjesë e termocentralit të sapondërtuar solar të ish-minierës së thëngjillit “Oslomej”.
Zjarri është shuar, ndërsa nga kompania theksuan se ka qenë një rast testimi dhe se janë të mundshme defekte të tilla.
Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i ESM-së Vasko Kovaçevski sot duhet të marrin pjesë në një manifestim për të shënuar përfundimin e ndërtimit të termocentralit fotovoltaik “Oslomej 1-10MW” me periudhë testimi të pajisje të montuara plotësisht. za/sn/